Departamenti amerikan i Thesarit: Asnjë partner tregtar i ShBA-së nuk e manipulon monedhën

2018-10-18 11:12:38 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Thesarit i ShBA-së u shpreh se asnjë nga partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk e ka manipuluar monedhën e vet.

Në raportin e paraqitur Kongresit, Departamenti i Thesarit vë në dukje se asnjë partner tregtar i ShBA-së nuk përputhet me standardin e manipulimit të monedhës gjatë katër tremujorëve deri në qershor.

Megjithatë, Departamenti i Thesarit i ka vënë Kinën, Gjermaninë, Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën në listën e mbikëqyrjes, që do të thotë se politika e këmbimit valutor e këtyre vendeve do të mbikëqyret nga afër. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore