Merkeli shpall qëndrimin e saj mbi tërheqjen e Britanisë nga BE-ja

2018-10-18 11:05:32 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën ka nisur në Bruksel samiti dyditor i vjeshtës i BE-së, ku po diskutohet mbi problemet e tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, të reformës së BE-së dhe të imigracionit.

Po të mërkurën kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti një fjalim në parlamentin gjerman, ku tha se, megjithëse palë të ndryshme nuk dëshirojnë largimin e Britanisë nga BE-ja, "Brexit"-i do të realizohet sipas planit.

Merkeli tha se mundësia që Britania të dalë brenda gjashtë muajve nga BE-ja është shumë e madhe. Megjithatë, ajo theksoi se Gjermania është e përgatitur për të gjithat mundësitë, duke përfshirë edhe një "Brexit të fortë", që do të thotë pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Merkeli shprehu shpresën se, pas tërheqjes nga BE-ja, Britania do të vendosë me Unionin marrëdhënie të ngushta partneriteti mbi një bazë të re. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore