2018-10-18 10:39:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të paktën 19 veta humbën jetën dhe 47 të tjerë mbeten të plagosur të mërkurën nga shpërthimi dhe të shtënat me armë zjarri në kolegjin politeknik të Kerch-it në Krime.
Governatori i Krimesë publikoi një deklaratë në rrjetet sociale po atë ditë, ku tha se autori i dyshuar, një student i vitit të katërt i kolegjit të Kerch-it ka kryer vetëvrasje, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Po atë ditë presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko e dënoi ashpër sulmin, duke e quajtur "vrasje e tmerrshme".
Në mars 2014 në Krime dhe Sevastopol u mbajt një referendum, ku mbi 90 për qind e pjesëmarrësve votuan pro shkëputjes nga Ukraina dhe bashkimit me Rusinë. Ukraina nuk e ka pranuar rezultatin e referendumit, duke kundërshtuar bashkimin e Krimesë dhe Sevastopolit në Rusinë. (Wang Xianya)