Forumi Ekonomik Botëror: Gjermania, vendi më inovativ në botë

2018-10-18 10:27:42 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ekonomik Botëror publikoi të mërkurën Raportin Global të Konkurrueshmërisë. Në listën e aftësisë inovative, Gjermania radhitet për herë të parë në krye, duke kaluar ShBA-në.

Në listën e konkurrueshmërisë, Gjermania radhitet në vendin e tretë, pas ShBA-së dhe Singaporit. Kjo është gjithashtu hera e parë që Gjermania bëhet ekonomia me aftësinë konkurruese më të madhe në Europë. Në dhjetë vendet e para të listës përfshihen edhe Zvicra, Japonia, Holanda, Hong-Kongu, Suedia dhe Danimarka, ndërsa Kina radhitet në vendin e 28-të.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore