Trump-i i kërkon kabinetit të ulë me 5 % buxhetin

2018-10-18 10:18:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump u kërkoi anëtarëve të kabinetit të tij që të pakësojnë buxhetet e departamenteve të tyre me 5 për qind, pasi deficiti buxhetor i ShBA-së arriti nivelin më të lartë në gjashtë vjetët e fundit:

"Do t'i kërkoj secilit prej jush të kthehet me një ulje 5 për qind të buxhetit të departamenteve tuaja të ndryshme, qoftë sekretariat, administrator apo çfarëdo tjetër. Do t'i kërkoj secilit të kthehet me një ulje prej 5 për qind javën e ardhshme. Mendoj se mund të ketë ndonjë përjashtim, por nuk e di se kush mund të ishte ai përjashtim. Nëse mund ta bëni më shumë se 5, disa prej jush mund të thonë: 'Unë mund ta ul shumë më tepër se pesë'."

Trump-i tha se ka shumë shpërdorime dhe teprime në buxhetin federal dhe ai dëshiron t'i heqë ato.

Analistët theksojnë se ulja e taksave dhe rritja e shpenzimeve qeveritare kanë kontribuar në rritjen e deficitit buxhetor në vitin e parë të plotë fiskal të Trump-it si president i ShBA-së.

Zyra e Buxhetit e Kongresit ka paralajmëruar se rritja e deficitit buxhetor do të përkeqësonte ndjeshëm borxhin publik të ShBA-së gjatë 30 vjetëve të ardhshëm, nëse ligjet e tanishme përgjithësisht mbesin të pandryshuara.

Mrekulli
Lajmet Kryesore