Eksperti amerikan komenton për incidentin e "mikroçipit spiun" të Kinës

2018-10-17 10:52:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, revista e përjavshme amerikane "Bloomberg Businessweek" botoi një artikull, ku thuhet se pala kineze ka futur një lloj mikroçipi në produktet e rreth 30 kompanive amerikane për të marrë sekrete. Pas botimit të artikullit, kompanitë e përmendura në të, si "Apple", "Amazon" etj., e hodhën poshtë këtë lajm dhe u shprehën se në produktet e tyre nuk instalohen mikroçipa nga jashtë. Në deklaratën e bërë më pas nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së thuhet se nuk ka arsye për të dyshuar lidhur me mohimin nga këto kompani.

Duke folur për çështjen e "mikroçipit spiun" të Kinës në një emision televiziv, eksperti amerikan i çështjeve ndërkombëtare dhe i atyre kineze Robert Kuhn tha se, nëse zbulohet veprimi i futjes së mikroçipave në produkte për të marrë sekrete, Kina do të humbë tërë zinxhirin e furnizimit, prandaj është e qartë që ajo nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kuhn shtoi se "mikroçipi spiun" nuk është ndonjë problem i madh, por do të ishte diçka e keqe nëse disa njerëz do ta përdornin këtë gjë për të hartuar politika të reja kufizuese ndaj Kinës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore