Pompeo do të vizitojë Turqinë për çështjet e Khashoggi-t dhe Brunson-it

2018-10-17 10:36:28 CRI Komenti juaj Printoni

Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të shkojë në Turqi për të diskutuar mbi çështjet e gazetarit të humbur saudit Jamal Khashoggi dhe pastorit të sapoliruar amerikan Andrew Brunson.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA-së Heather Nauert u shpreh që Pompeo do të shkojë të mërkurën në Ankara, ku do të takohet me ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavushoglu.

Sipas zëdhënëses Nauert, Pompeo "do të përshëndesë lirimin e Brunson-it dhe do të diskutojë çështje të tjera me interes dypalësh". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore