May paraqet propozimin "mbështetës" doganor për mbarë Britaninë

2018-10-16 10:31:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May tha thënë se Britania dhe BE-ja nuk kanë dallime të mëdha në bisedimet e "Brexit"-it dhe se një marrëveshje ndarjeje mbetet e mundshme.

Bisedimet kanë ngecur rreth çështjes se si mund të sigurohet që të mos ketë një të ashtutuajtur "kufi të fortë" mes Irlandës së Veriut të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, vend anëtar i BE-së, pas "Brexit"-it.

May ka hedhur poshtë të ashtuquajturin propozim "mbështetës" të BE-së, sipas të cilit Irlanda e Veriut do të mbetej në një bashkim doganor me Unionin, duke paraqitur një propozim tjetër që do të përfshinte mbarë Britaninë.

Në fjalën e saj të hënën në Dhomën e Komuneve, ajo u shpreh:

"Z. Kryetar, mbeten dy probleme. Së pari, BE-ja thotë se nuk ka kohë për të shqyrtuar detajet e kësaj zgjidhjeje për mbarë Britaninë në javët e ardhshme. Kështu që, me gjithë përparimin që kemi bërë, BE-ja ende kërkon një mbështetje për mbështetjen, domethënë një policë sigurimi për policën e sigurimit. Dhe ata duan që kjo të jetë Irlanda e Veriut - zgjidhja e vetme që ata kishin propozuar më parë. Ne kemi qenë të qartë se nuk mund të pajtohemi me asgjë që kërcënon integritetin e Mbretërisë sonë të Bashkuar".

Mrekulli
Lajmet Kryesore