Deficiti buxhetor i ShBA-së shënon rekordin më të lartë në 6 vjetët e fundit

2018-10-16 10:22:08 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së, në vitin fiskal që përfundoi më 30 shtator, deficiti buxhetor i ShBA-së u rrit në 780 miliardë dollarë, duke shënuar rekordin më të lartë që nga viti 2012.

Në krahasim me vitin e kaluar fiskal, shpenzimet e qeverisë amerikane u rritën me 3 %, kurse të ardhurat 0.4 %.

Njëkohësisht, pjesa e deficitit buxhetor në GDP-në e ShBA-së u rrit në 3.9 %, nga 3.5 % në vitin e kaluar fiskal.

Analistët thonë se ulja e taksave dhe shtimi i shpenzimeve nga qeveria e Trump-it kanë nxitur rritjen e deficitit buxhetor.

Zyra e Buxhetit e Kongresit paralajmëron se në dhjetë vjetët e ardhshëm, borxhi publik mund t'i afrohet nivelit 100 % të GDP-së së ShBA-së, dhe në vitin 2048 të arrijë në 152 %, duke shënuar nivelin më të lartë në historinë e ShBA-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore