Ekipi turk hyn në konsullatën saudite në Stamboll për të kërkuar gazetarin e zhdukur

2018-10-16 09:39:54 CRI Komenti juaj Printoni

 

Një ekip turk hyri në konsullatën saudite në Stamboll të hënën, për të kryer një kërkim lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Delegacioni turk, që përfshinte oficerë policie dhe hetues të skenave të krimit, mbërriti në konsullatë me shtatë - tetë automjete, duke përfshirë një furgon të mjekësisë ligjore.

Policia ka rritur masat e sigurisë në zonë, duke bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në konsullatë.

Të dy vendet ranë dakord javën e kaluar për të punuar së bashku për çështjen dhe për të kryer një kërkim të përbashkët në konsullatë, ku Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor.

Turqia beson se gazetari është vrarë dhe trupi i tij është larguar, ndërsa Arabia Saudite i ka hedhur poshtë akuza të tilla.

Mrekulli
Lajmet Kryesore