Video/  Guangzhou, hapet panairi më i madh tregtar i Kinës

2018-10-15 20:33:06 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi më i madh tregtar i Kinës u hap të hënën në Guangzhou, kryeqendrën e provincës Guangdong të Kinës jugore, duke tërhequr më shumë kompani importi.

Mbajtur çdo pranverë dhe vjeshtë në Guangzhou, Panairi i Import-Eksportit të Kinës, shihet si një barometër i tregtisë së jashtme të Kinës.

Zëdhënësi i panairit, Xu Bing, tha se importet janë në qendër të vëmendjes të panairit të këtij viti, pasi vendi kërkon të zgjerojë më tej tregun e tij të brendshëm.

Panairi ka një zonë ekspozimi për importet me 636 kompani nga 34 vende dhe rajone të botës, të vendosura në rreth 1 mijë pavijone.

Numri i kompanive nga vendet dhe rajonet përgjatë "Një brez, një rrugë" përbën rreth 60 për qind të pjesëmarrësve të përgjithshëm në ekspozitën e importit.

Në këtë panair marrin pjesë një total prej 25,580 kompanish nga Kina dhe bota. Faza e parë e panairit nis të hënën dhe zgjat deri të premten, duke shfaqur produkte të tilla si elektronikë, pajisje shtëpiake dhe pajisje mekanike.

Faza e dytë do të nisë nga 23 tetori deri më 27 tetor dhe ajo e tretë do të fillojë më 31 tetor dhe do të përfundojë më 4 nëntor. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore