Kinë-Holandë, përshpejtohet bashkëpunimi dypalësh

2018-10-15 20:06:25 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Holandës kanë hyrë në pistën e zhvillimit të mbarë. Sipas të dhënave doganore, vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë së mallrave midis dy vendeve arriti në 78.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar një rekord të ri historik. Ndërsa, në tetë muajt e parë të këtij viti, kjo shifër ishte 54.7 miliardë, 13% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha në një konferencë shtypi se Holanda është partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës në Bashkimin Europian, ndërsa, Kina është partnerja e dytë më e madhe tregtare e Holandës jashtë Bllokut. Tani, investimet dypalëshe përfshijnë fushat tradicionale si tregtia, transporti dhe ato të reja si telekomunikacioni, prodhimi i makinerive, përpunimi i produkteve bujqësore, banka, siguracionet, shërbimet tregtare etj.

Holanda, me një pozitë gjeografike të favorshme është një qendër e rëndësishme transporti ndërkombëtare që nga lashtësia. Tani, gati 50% e linjave të transportit detar të Kinës kanë portin Amsterdam si ndalesë të parë në Europë dhe afro 40% e mallrave kineze hyjnë në tregun europian nëpërmjet Holandës.

Në Panairin e parë Ndërkombëtar të Importit të Kinës që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shangai, ministrja holandeze e Tregtisë së Jashtme dhe e Zhvillimit të Bashkëpunimit Sigrid Kaag do të kryesojë një delegacion në Kinë bashkë me 16 ndërmarrje vendore përfshi

Philips, NXP, Heineken etj. Për këtë, z. Bai Ming, zv.drejtor i Institutit të Studimeve të Tregut Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës shprehu mendimet e tij për Radion e Jashtme.

"Bashkëpunimi midis Kinës dhe Holandës, përveç fushave si aparate elektronike, prodhim të gjysmëpërçuesve etj., mund të zgjerohet edhe deri në turizëm. Nëpërmjet përplotësimeve reciproke, mund të pasurohet përmbajtja e bashkëpunimit brenda nismës 'Një brez, një rrugë', nga e cila përfitojnë edhe popujt e dy vendeve", tha Bai. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore