CSU-ja pëson humbje të madhe në zgjedhjet në Bavari

2018-10-15 10:38:11 CRI Komenti juaj Printoni

Megjithëse ka fituar shumicën e votave, aleati i kancelares gjermane Angela Merkel, Bashkimi Socialkristian (CSU), pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet në landin e Bavarisë të zhvilluara të dielën.

Sipas vlerësimeve fillestare, CSU-ja, e cila është një parti që funksionin vetëm në Bavari, ka marrë 35.5% të votave, 12% më pak në krahasim me zgjedhjet e fundit në Bavari në vitin 2013.

Partia e Gjelbër ka fituar 18.5% të votave dhe mund të quhet fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve.

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, partia tjetër në qeverinë e madhe të koalicionit të Merkelit, mori vetëm 10% të votave.

"Alternativa për Gjermaninë" (AfD) e së djathtës ekstreme antimigracion fitoi 11% të votave, duke kaluar pragun prej 5% dhe duke hyrë në parlamentin bavarez.

Rezultati zyrtar do të publikohet të dielën ose të hënën e ardhshme. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore