BE-ja: Bisedimet urgjente me Britaninë nuk sollën arritjen e një marrëveshjeje

2018-10-15 10:28:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatori i BE-së për "Brexit"-in theksoi se bisedimet urgjente me Londrën nuk çuan në arritjen e ndonjë marrëveshjeje mbi çështjet kryesore.

Michel Barnier tha se, me gjithë përpjekjet intensive, disa çështje kyçe ende kanë mbetur të hapura në bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Foto:Michel Barnier më 31 gusht

Barnier-i dhe homologu i tij britanik, Dominic Raab, u takuan në Bruksel për bisedime të dielën.

Bisedimet nxitën zërat për arritjen e një marrëveshjeje të plotë, por Barnier-i theksoi se e ardhmja e kufirit të Britanisë me Irlandën është ende një pengesë serioze.

Ai u shpreh se "shmangia e një kufiri të fortë" midis Irandës dhe Irlandën e Veriut të Britanisë është ndër çështjet e pazgjidhura.

Një zyrtar i BE-së tha se nuk janë planifikuar negociata të mëtejshme përpara një takimi të liderëve të BE-së të mërkurën.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore