Kryeministri Li merr pjesë në takimin e OBSh-së

2018-10-13 10:07:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti një sërë propozimesh gjatë takimit të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Taxhikistan.

Pritet që udhëheqësit të miratojnë një sërë masash lidhur me Deklaratën e Qingdao-s.

Gjatë takimit të së premtes, kryeministri Li Keqiang bëri thirrje për më shumë përpjekje që OBSh-ja të luajë një rol më të madh në rajon.

Nën sfondin e një turbullire si në globalizimin ekonomik ashtu edhe në sistemin e tregtisë shumëpalëshe, Li Keqiang tha se OBSH-ja mund të luajë një rol më të madh.

Kryeministri kinez sugjeroi gjithashtu edhe për shtimin e bashkëpunimit midis anëtarëve të OBSh-së në ekonominë dixhitale, prodhimin e zgjuar, arsimin dhe shkëmbimet rinore.

Ai sugjeroi gjithashtu që vendet anëtare të OBSh-së të punojnë më ngushtë përmes Nimës "Një Brez, Një Rrugë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore