Kanada, kompania kineze "BYD" fiton tenderin për automjetet elektrike

2018-10-12 11:12:32 CRI Komenti juaj Printoni

Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike "BYD" fitoi tenderin për të furnizuar me automjete operatorin më të madh privat të autobusëve në Vankuver të Kanadasë.

Kompania kineze u përzgjodh për shkarkimin zero të ndotësve, baterinë elektrike të autobusëve nga WESTCOAST Sightseeing, që është kompania e parë turistike në Kanada që vë në përdorim autobusët me energji të pastër, si dhe e para që premton për 100% automjete me energji të pastër deri në vitin 2023.

WESTCOAST Sightseeing ka rënë dakord të bashkëpunojë në mënyrë ekskluzive me "BYD" në ndërrimin e të gjithë 90 autobusëve të saj dhe të bëjë përpjekje me qytetin e Vankuverit në infrastrukturën e ngarkimit të baterive.

"BYD"-ja ka investuar më shumë se 250 milionë dollarë amerikanë në Amerikën e Veriut dhe ka shitur ose ka dhënë me qera mbi 600 autobusë për 14 shtete të SHBA-së dhe 4 provinca në Kanada. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore