Astronautët ulje emergjente, shpëtojnë nga anija ruse kozmike me defekt

2018-10-12 09:35:45 CRI Komenti juaj Printoni

Astronautët rusë dhe amerikanë bënë ulje të detyruar më 11 tetor pasi anija kozmike ruse përsoi një defekt. Dy astronautë mbijetuan pas uljes emergjente dhe rinisën komunikimin me Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve.

Sipas informacioneve të lëshuara nga Grupi Hapësinor Rus, në orën 11:40 të 11 tetorit sipas kohës së Moskës, anija kozmike "Union MS-10" me dy astronautë u nis nga Baikonur në Kazakistan nga raketa "Union-FG". Pas rreth 119 sekondave të ngritjes, raketa pësoi një defekt teknik.

Kozmonauti rus Alexei Ovchinin dhe astronauti i NASA-s Nick Hague priteshin t'i bashkoheshin ekspeditës në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për rreth 6 muajt e ardhshëm. (Du)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore