Kryeministri i Kinës Li Keqiang takohet me homologun kazak

2018-10-12 10:17:11 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se vendi i tij dhe Kazakistani duhet të bashkërendojnë më tej zhvillimin e tyre strategjik.

Li e tha këtë gjatë takimit të mërkurën me homologun e tij kazak Bakytzhan Sagintayev në Dushanbe.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në Takimin e 17-të të Këshillit të Kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

Kryeministri Li u shpreh se dy vendet duhet të shfrytëzojnë plotësisht avantazhet e bashkëpunimit ekzistues dhe potencialet e bashkëpunimit.

Li tha se Kina dhe Kazakistani duhet të mbrojnë sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe ekonominë e hapur botërore.

Kryeministri i Kazakistanit tha se vendi i tij është i gatshëm të përafrojë më tej strategjitë me Kinën.

Ai shtoi se Kazakistani do të mbështesë përmirësimin e portit dhe do të rrisë eksportet bujqësore ndaj Kinës. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore