Përfaqësues të industrisë meksikane i kërkojnë ShBA-së të heqë tarifat për çelikun dhe aluminin

2018-10-12 19:36:49 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma Kombëtare e Industrisë së Transformimit e Meksikës ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara "të heqin menjëherë" tarifat e larta për çelikun dhe aluminin meksikan, pas një pakti të ri tregtar të Amerikës së Veriut.

Sipas këtij institucioni, tarifat nuk përputhen me Marrëveshjen e re mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë.

Dhoma thotë se tarifat e larta janë "një pengesë për tregtinë e lirë", duke shtuar se tashmë kjo ka pasur ndikim në lëndët e para për një sërë sektorësh, si mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe veglat e punës.

Më 30 shtator, Meksika, ShBA-ja dhe Kanadaja zëvendësuan "Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut", e cila ka qenë në fuqi që nga viti 1994.  (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore