Eksportet kineze, rritje 6.5 % në tre tremujorët e parë

2018-10-12 19:26:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në tre tremujorët e parë të këtij viti eksportet e Kinës arritën në 11.86 trilionë juanë (rreth 1.72 trilionë dollarë amerikanë), duke u rritur 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Administratës së Përgjithshme Doganore të publikuara të premten.

Suficiti tregtar në tre tremujorët e parë u ul me 28.3 për qind, duke arritur në 1.44 trilion juanë.

Eksporti i produkteve mekanike e elektrike u rrit me 7.8 për qind, duke arritur në 6.91 trilion juanë dhe duke përbërë 58.3 për qind të vlerës së përgjithshme të eksportit të Kinës, bëri të ditur Li Kuiwen, zëdhënësi i Administratës së Përgjithshme Doganore.

Kina ka marrë masa për të rregulluar strukturën e eksporteve të saj, me një rritje të eksportit të automjeteve dhe makinave metalprerëse përkatësisht 16.3 për qind dhe 18.7 për qind.

Zëdhënësi Li Kuiwen tha gjithashtu se Kina ka pasur arritje të mëdha në zhvillimin e gjelbër të tregtisë së jashtme, duke ulur me 7.6 për qind eksportin e produkteve që kërkojnë harxhim të madh energjie e burimesh dhe krijojnë ndotje të madhe. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore