Përurohet linja e transportit të mallrave Kinë-Belgjikë

2018-10-11 19:33:58 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën ka filluar nga funksionimi një linjë e re ajrore për transportin e mallrave mes Liezhit të Belgjikës dhe qytetit kinez të Wuhan-it.

Michel Kempeneers është drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Eksport-Investimeve të distriktit të Valonisë në Belgjikën Jugore. Ai thotë se hapja e kësaj linje të re do të plotësojë më tej kërkesën logjistike në rritje të shpejtë midis dy vendeve dhe se Belgjika pret që më shumë produkte të tregtisë në internet të vijnë nga Kina:

"Do të ketë shumë dhe gjithnjë e më tepër produkte të ardhura nga Kina, sepse tani një numër shumë i madh njerëzish në Kinë mund të na ofrojnë produkte evropiane. Gjithashtu, ne mund të ofrojmë prodhimet evropiane që ata dëshirojnë të eksportohen në tregun kinez. Prandaj kjo është një lidhje me përfitime të ndërsjella midis dy qyteteve".

Ai thotë se aeroporti i Liezhit është i pari në Belgjikë, dhe i shtati në Evropë, i dedikuar për trasportin e mallrave:

"Këto aeroporte janë plotësisht të dedikuara për mallrat, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, kurrë nuk ndalen. Kompanitë kineze 'Cainiao', një kompani logjistike e 'Alibaba'-s, dhe 'Sino-trans', po kërkojnë të investojnë tani në maganiza, për zhvillimin e objekteve të tregtisë elektronike në të ardhmen e afërt."

Kempeneers thotë se blerja në internet ende zë një përqindje shumë të ulët në tregun belg, madje edhe në tregun evropian, duke përmendur mangësitë logjistike si një ndër arsyet kryesore.

Me rritjen e numrit të linjave ajrore të transportit të mallrave Kinë-Evropë, gjithnjë e më shumë produkte kineze të tregtuara në internet mund të hyjnë në tregun evropian dhe vendet evropiane mund të mësojnë nga modeli i blerjes në sektorin e tregtisë në Kinë.

Aeroplani i mallrave do të niset nga aerporti i Liezhit çdo të mërkurë dhe do të mbërrijë në Wuhan të Kinës të nesërmen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore