Kina dhe Evropa janë forca të rëndësishme për ruajtjen e multilateralizmit

2018-10-11 19:33:11 CRI Komenti juaj Printoni
Kryeministri kinez Li Keqiang u nis të enjten nga Pekini, duke filluar vizitën e vet në tre vende të Azisë dhe Evropës. Nëndrejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Bashkëkohore Ndërkombëtare Feng Zhongping tha në një intervistë për CRI-në se, si dy ekonomi të rëndësishme, Kina dhe BE-ja duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin dhe konsensusin, në kushtet e tanishme kur po forcohet unilateralizmi dhe proteksionizmi po përhapet pandërprerë. Të dyja palët duhet të mbrojnë multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar, të bazuar në ligjet dhe rregullat ndërkombëtare.

Holanda është një vend i rëndësishëm i bashkëpunimit kino-evropian, me një teknologji të zhvilluar dhe një qendër transporti dhe logjistike. Kina dhe Holanda kanë një bashkëpunim të thellë në tregti, investime e teknologji.

Feng Zhongping-u tha se gjatë pesë vjetëve të fundit, qarqet e biznesit në Evropë kanë treguar entuziazëm të madh për nismën "Një brez, një rrugë". Edhe qarqet politike kanë pasur ndryshim të qëndrimit, nga dyshimet e fillimit në pjesëmarrjen e tanishme aktive në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore. Liderët evropianë e pranojnë se zhvillimi i Kinës do të sjellë mundësi të mira për Evropën. Më 19 shtator BE-ja publikoi dokumentin "Lidhja Evropë-Azi - Strategjia e re e BE-së", e njohur si "Nisma 'Një brez, një rrugë' e BE-së".

Feng Zhongping-u beson se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë, por BE-ja nuk pranon provokimet e vazhdueshme të administratës Trump për luftë tregtare dhe unilateralizëm.

"Samiti i ASEM-it që nga viti 1996, ka promovuar mirëkuptimin mes Azisë dhe Evropës, konceptin e të mësuarit nga njëri-tjetri dhe platformën e shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore. Në gjendjen e tanishme, nevoja për forcimin e shkëmbimeve mes Azisë dhe Evropës është edhe më e madhe," u shpreh ai.

Në samitin e ASEM-it, kryeministri Li Keqiang do të paraqesë nismën e Kinës për të mbështetur bashkëpunimin midis Azisë dhe Evropës, si dhe do të shprehë pikëpamjet e tij mbi çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore