40 vitet e Kinës në sytë e një sinologu rus

2018-10-11 17:11:58 CRI Komenti juaj Printoni

Viti 2018 shënon 40-vjetorin e Reformës dhe Hapjes së Kinës. Sinologu rus, shefi i Fakultetit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Ekonomisë Botërore pranë Shkollës së Studimeve Aziatike Alexey Maslov është i mendimit se në 40 vitet e fundit, ekonomia dhe shoqëria kineze ka arritur rezultate të mëdha dhe ka nxitur zhvillimin ekonomik të vendeve të ndryshme të botës. Në transformimet e mëdha, elementet kulturore të kombit kinez si mirësjellja, integriteti, patriotizmi etj., nuk kanë ndryshuar.

Shangai

54-vjeçari Maslov është doktor shkencash në Histori dhe Arkeologji. Ai ka studiuar ekonominë, politikë dhe kulturën e Kinës. Lidhur me rezultatet e arritura nga zhvillimi i Kinës gjatë 40 viteve të Reformës dhe Hapjes, Maslov vuri në dukje se së pari, Kina i tregoi botës se si në vetëm 40 vjet, një vend i varfër u shndërrua në ekonominë e dytë më të fuqishme të botës. Gjatë 40 viteve, në bazë të ruajtjes së stabilitetit politik dhe të ruajtjes së konceptit të vlerave historike kombëtare, nëpërmjet thellimit të reformës, Kina nxiti zhvillimin e shpejtë shoqëror dhe ekonomik. Sistemi i plotë industrial u ofron Kinës e vendeve të ndryshme mallra me cilësi të lartë e çmime të ulëta duke ngritur nivelin e jetës së masave popullore.

Maslov shtoi se Reforma dhe Hapja e Kinës është në favor të mbarë botës, duke shtuar se për të nxitur përfitimet e përbashkëta me vendet e ndryshme të botës në fusha më të gjëra, Kina propozoi nismën "Një brez, një rrugë" që është një model i ri i zhvillimit dhe në dobi të zhvillimit të përbashkët të mbarë botës. Tani shumë vende e kanë përkrahur aktivisht dhe kanë marrë pjesë në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". Kina shpreson të ndërtojë me vende të ndryshme komunitetin e fateve të përbashkëta dhe të realizojë zhvillimin me përfitime të përbashkëta. Maslov theksoi se Kina ka rritur forcën e vendit dhe njëkohësisht ka zbatuar rrugën e zhvillimit paqësor.

"Kina nuk kërcënon me armë vendet e tjera. Gjatë 40 viteve, Kina nuk ka vendosur sanksione dhe as nuk ka shtuar taksat doganore ndaj vendeve të tjera. Kina propozoi zhvillimin ekonomik në bazë të bashkekzistencës paqësore."

Ai shtoi se Kina u ofron aktivisht vendeve në zhvillim në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine fonde ndihmë, talente etj., si dhe ka dhënë një kontribut pozitiv në zdukjen e varfërisë dhe të zhvillimit të këtyre vendeve.

Lidhur me shoqërinë kineze, Maslov është i mendimit se kinezët e varfër kanë materiale të pasura dhe jetë kulturore më të plotësuar. Para 20 vitesh, më shumë kinezë dëshironin ta njihnin botën e jashtme dhe të mësonin nga përvoja e vendeve perëndimore. Por tani, më shumë vende kanë nisur të mësojnë mbi Kinën dhe të marrin përvoja e zhvillimit të Kinës. Falë zhvillimit 40-vjeçar, kinezët janë më të hapur e më ndërkombëtarë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore