Erdogan, thirrje vendeve afrikane të bëjnë tregti me monedhat vendëse

2018-10-11 11:14:29 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u bëri thirrje më 10 tetor vendeve afrikane të bëjnë tregti me Turqinë duke përdorur monedhat vendase për të shmangur rreziqet që vijnë nga transaksionet në valutë të huaj.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë në Stamboll po atë ditë, Erdogan tha se përdorimi i monedhës vendase për tregtinë ka qenë një prioritet për shkak të zhvlerësimit të mprehtë të monedhës vendase turke. Prej fillimit të vitit ekonomia turke është përballur me inflacion të lartë, nivel të lartë të borxhit të jashtëm dhe deficit të lartë të llogarisë korente. Ne mes të gushtit, lira turke u zhvlerësua ndjeshëm brenda pak ditëve.

Më herët, Erdogan është shprehur se çdo varësi ndaj dollarit amerikan është një "barrë" dhe jo "lehtësi". Muajin e kaluar, Banka Qendrore e Turqisë ngriti normën e interesit nga 17.75 për qind në 24 për qind dhe tha se do të vazhdojë të zbatojë një politikë monetare shtrënguese si dhe do të marrë masat e nevojshme për të frenuar inflacionin dhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore