"Gramafoni Gjerman" feston 120-vjetorin në Pallatin e Dimrit në Pekin

2018-10-11 10:56:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania më e vjetër në botë për regjistrimin e muzikës klasike "Gramafoni Gjerman" shënoi 120-vjetorin e saj me një koncert të posaçëm në Pallatin e Dimrit në Pekin.

Dikur vendi ku qëndronin perandorët e Kinës, Pallati organizoi shfaqjen e fundit të muzikës klasike në vitin 2001, kur tre tenorët e mëdhenj Placido Domingo, Jose Carreras dhe i ndjeri Luciano Pavarotti performuan para 30,000 të pranishmëve.

Shefi i kompanisë "Gramafoni Gjerman" tha se zgjodhi Qytetin e Ndaluar apo Pallatin e Dimrit për shkak të rëndësisë që mbart ky vend.

"Këtë sezon, Gramafoni Gjerman feston 120 -vjetorin dhe ky është një rast që kumbon mirë veçanërisht në Azi. Kjo ndodh në Qytetin e Ndaluar, tempullin e paraardhësve perandorakë, është një nga vendet më kuptimplota në këtë rajon."

Në një ditë të freskët, Orkestra Simfonike e Shangait, nën shkopin e dirigjentit Long Yu, zhvilloi shfaqjen artistike nga programi i përgatitur nga kompozitori kinez Liu Tianhua, "Nata e magjepsur".

Në këtë repertor morën pjesë 1200 vetë, ku u luajt "Carmina Burana" nga Carl Orff dhe Koncerti i dytë për piano nga Rachmaninoff. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore