Li Keqiang:Kina do të vazhdojë të jetë një "vend i nxehtë" për investimet e huaja

2018-10-11 10:40:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina do të vijojë të jetë një "vend i nxehtë" për investimet e huaja.

Gjatë takimit më 10 tetor në Pekin me shefin ekzekutiv të BMW-së, Harald Kruger, kryeminsitri Li vuri në dukje se në hapin tjetër, Kina do të jetë më e hapur ndaj botës së jashtme dhe niveli i hapjes do të jetë më i lartë. Pala kineze mirëpret ndërmarrjet nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ato gjermane që të kapin rastin dhe të zgjerojnë investimet në Kinë për të arritur më mirë zhvillimin e përbashkët me përfitim reciprok. Li Keqiang shtoi se thellimi i bashkëpunimit pragmatik midis Kinës dhe Gjermanisë është në interesin e përbashkët të dy vendeve.

Projekti i fundit i bashkëpunimit midis BMW-së dhe palës kineze do të nisë së shpejti në Shenyang, të provincës Liaoning. BMW-ja do të jetë përfituesja e parë pas politikës për lehtësimin e kufizimeve ndaj investimeve të huaja në Kinë. Kjo tregon se masat e reja për hapjen e Kinës ndaj botës së jashtme nuk janë vetëm fjalë, por edhe vepra.

Nga ana e tij, Kruger tha se Kina është tregu më i madh i BMW-së dhe se grupi gjerman është i gatshëm ta shfrytëzojë mundësinë e fabrikës së re për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me Kinën. (Du)   

Mrekulli
Lajmet Kryesore