ShBA-ja: Do të punojmë shumë për të mbajtur "marrëdhënie të rëndësishme" me Kinën

2018-10-11 10:29:08 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se ShBA-ja dhe Kina kanë një "marrëdhënie të rëndësishme", për të cilën Uashingtoni duhet të "punojë shumë për ta mbajtur".

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert i bëri këto komente kur u pyet nga gazetarët se si t'i karakterizojnë marrëdhëniet ShBA-Kinë.

Nauert tha se "marrëdhënia që kemi me Kinën është e ndërlidhur dhe e bazuar në shumë aspekte". Dy palët ndajnë "fusha me interes të përbashkët", përfshi çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean, shtoi ajo.

Të hënën, këshilltari i shtetit i Kinës, njëherësh ministër i Jashtëm Wang Yi zhvilloi një takim me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo. Pala kineze theksoi se dy palët duhet të "ndjekin rrugën e drejtë të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella dhe jo të shkojnë drejt konfliktit dhe konfrontimit." (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore