Kinë-Kanada, ministrat e jashtëm zhvillojnë bisedë telefonike për tregtinë

2018-10-11 10:21:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrja e Jashtme e Kanadasë Chrystia Freeland u shpreh se vendi i saj është i gatshëm të bashkohet me vendet e tjera, përfshi Kinën dhe të mbrojë sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar tek rregullat, duke kundërshtuar proteksionizmin tregtar.

Ajo e tha këtë gjatë bisedës telefonike me homologun e saj kinez Wang Yi.

Kryediplomatja kanadeze e informoi homologun Wang Yi për nënshkrimin e Marrëveshjes ShBA-Meksikë-Kanada.

Ajo tha se Kanadaja do të nxisë negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet të tjera.

Shefi i diplomacisë kineze Wang Yi i bëri thirrje Kanadasë të bashkohet me Kinën për mbrojtjen e sistemit botëror të tregtisë së lirë dhe për nxitjen e ndërtimit të zonës së tregtisë së lirë mes dy vendeve.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore