OKB-ja:Ndryshimi i klimës mori më shumë jetë dhe shkaktoi më shumë humbje ekonomike në 20 vitet e fundit

2018-10-11 10:06:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në raportin e fundit të OKB-së theksohet se humbjet ekonomike nga fatkeqësitë si pasojë e ndryshimit të klimës janë rritur në mënyrë dramatike në 20 vitet e fundit, një rritje prej 251 për qind.

Nga viti 1998 deri në 2017-n, vendet e goditura nga fatkeqësitë raportuan humbje të drejtpërdrejta ekonomike prej rreth 3 trilionë dollarësh amerikanë, nga të cilat katastrofat klimatike përbënin dy të tretat e totalit.

Zyrtari i lartë i UNISDR-së (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) Ricardo Mena paralajmëroi se nëse temperaturat mesatare globale do të rriten më shumë se 1.5 gradë celsius, do të ketë më shumë vuajtje - sidomos tek shtresa e më të varfërve në botë.

Profesori Debarati Guha bëri thirrje për një masë efektive për të zvogëluar rrezikun e fatkeqësive në afat të shkurtër.

"Ne me të vërtetë duhet të kemi një ulje të rrezikut ndaj katastrofave dhe zbutje të rrezikut nga fatkeqësitë për një periudhë afatshkurtër, për një periudhë 5-10 vjeçare. Njerëzit e varfër në vendet e varfëra nuk i kanë 20, 30 apo 40 vjet. Shumica e këtyre fëmijëve do të kenë ikur nga kjo botë. Kjo është ajo që do të ndodhë. Ata ose do të vdesin për shkak të katastrofave ose për shkak të efektit mbizotërues të kequshqyerjes që vjen së bashku me këto katastrofa me thatësirat dhe përmbytjet."

Humbjet më të mëdha ekonomike janë regjistruar në ShBA, Kinë, Japoni, Indi dhe Puerto Rico.

Ndërsa, stuhitë, përmbytjet dhe tërmetet i vendosin Francën, Gjermaninë dhe Italinë në dhjetë vendet e para për humbjet ekonomike.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore