Nga 1 janari 2019, asnjë kazino elektronike në qendrat e banuara

2018-10-11 09:50:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kazinotë elektronike, nga 1 janari 2019 nuk do të ekzistojnë më në qendrat e banuara.

Në zbatim të ligjit për "Lojërat e fatit", duke nisur nga data 31 dhjetor e këtij viti, do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike që ndodhen pranë zonave të banuara.

Vendimin e rëndësishëm e bëri të ditur ditët e fundit Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi se "nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katrorë të Republikës së Shqipërisë". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore