Li Keqiang do të marrë pjesë në Takimin e OBSh-së dhe samitin e ASEM-it

2018-10-11 12:55:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang u largua të enjten nga Pekini për të marrë pjesë në Takimin e 17-të të Këshillit të Kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, si dhe do të bëjë vizita zytare në Taxhikistan e Holandë. Kryeministri Li do të marrë pjesë gjithashtu edhe në Samitin e 12-të Azi-Europë (ASEM) në kryeqytetin belg, Bruksel.

Vizitat e Kryeministri Li bëhen me ftesë të homologut të tij të Taxhikistanit Kohir Rasulzoda, homologut holandez Mark Rutte, kryetarit të Këshillit Europian Donald Tusk, kryetarit të Komisionit Europian Jean -Claude Juncker dhe homologut belg Charles Michel. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore