Europë, shtohen pagesat me celular në platformat kineze gjatë Javës së Artë

2018-10-10 11:07:33 CRI Komenti juaj Printoni

Bëhet e ditur se është shtuar numri i vendeve europiane që ofrojnë shërbimin e pagesave nëpërmjet celularit nga platformat kineze dhe në disa vende është shtuar forma e pagesës me Alipay gjatë Javës së Artë të Kinës apo pushimit njëjavor me rastin e Festës Kombëtare.

Zyra e gjigantit teknologjik kinez "Ant Financial", me seli në Londër, lëshoi të dhënat statistikore më të fundit të Alipay-t gjatë festës së Javës së Artë nga 1 deri 7 tetori këtë vit.

Këto të dhëna treguan se shpenzimet përmes Alipay-t në këtë rajon vijuan rritjen, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje varet nga përhapja masive e Alipay-t për tregtarët në këtë rajon gjatë 12 muajve të kaluar.

Ndër 19 vende europiane, që kanë ofruar shërbim të Alipay-t, Britania e Madhe që nisi ofrimin e këtij shërbimi në vitin 2016, renditet në vendin e parë për vëllim të transaksioneve.

Rritje të shpejtë të vëllimit të transaksioneve ka shënuar dhe Zvicra, 27 herë më shumë në krahasim me vitin 2017. Spanja, Rusia dhe Norvegjia kanë vijuar rritjen viti pas viti. Në këto vendet, vëllimi i transaksionit të Alipay-së u rrit 10-fish. Në Europë, shpenzimet mesatare për çdo përdorues u rritën në 1,979 juanë kinezë (afro 288 dollarë amerikane) nga 1,534 juanë në vitin e kaluar.

Shpenzimet mesatare për çdo përdorues janë më të larta në Danimarkë, me një vlerë prej 8,764 juanësh, duke u ndjekur nga Franca dhe Italia në vendin e dytë dhe të tretë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore