Forumi Botëror për Investimet trajton sfidat përballë zhvillimit të vazhdueshëm

2018-10-10 10:59:27 CRI Komenti juaj Printoni

Gjenevë

Forumi Botëror për Investimet, që do të mbahet nga 22 deri në 26 tetor në Gjenevë, do të trajtojë sfidat përballë zhvillimit ë vazhdueshëm.

Ky forum është një konferencë e nivelit të lartë që zhvillohet një herë në dy vjet, i organizuar nga Konferenca e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin ( UNCTAD), për të trajtuar çështjet e lidhura me investimet.

Forumi i sivjetshëm zhvillohet në kohën kur janë shtuar shqetësimet për rënien e rrjedhjes së investimeve.

Sipas statistikave të OKB-së, rrjedhja botërore e investimeve të huaja direkte ra me 23 për qind në 2017-n.

Investimet ndërkufitare në ekonomitë e zhvilluara dhe ato tranzitore ranë në mënyrë drastike, ndërsa rritja ishte gati zero në ekonomitë në zhvilllim. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore