Presidenti Xi i dërgon mesazh urimi homologut të ri të Irakut

2018-10-10 10:40:55 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një mesazh urimi Barham Salih-it për zgjedhjen si president i Irakut. Në mesazh, presidenti Xi u shpreh se Kina dhe Iraku kanë pasur zhvillim të shpejtë vitet e fundit në bashkëpunimin pragmatik dhe shkëmbime më të ngushta njerëzore. Ky vjet shënon 60-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.

Presidenti Xi shprehu dëshirën për të punuar me Braham Salih-in për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik reciprok. Më 2 shtator, parlamenti i Irakut zgjodhi Barham Salih-in si president të ri të vendit. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore