India sfidon sanksionet e ShBA-së mbi marrëveshjen e sistemit të raketave me Rusinë

2018-10-10 10:39:27 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i lartë indian ka minimizuar rëndësinë e marrëdhënieve të vendit të tij me ShBA-në në bisedimet me zyrtarët rusë.

Komentet e Shefit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bipin Rawat erdhën pas vendimit të Indisë për të blerë sistemin anti-ajror rus S-400, pavarësisht sanksioneve të ShBA-së mbi industrinë e mbrojtjes ruse, duke shtuar se India ndjek një politikë të pavarur.

Marrëveshja me Rusinë u nënshkrua javën e kaluar gjatë bisedimeve midis kryeministrit Narendra Modi dhe presidentit rus Vladimir Putin në New Dehli.

Foto: Takimi midis kryeministrit Narendra Modi dhe presidentit rus Vladimir Putin

India do të marrë pesë sisteme të tilla raketore, ndërkohë që dërgesat pritet të nisin brenda dy vjetësh.

Vendet që bëjnë biznes me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës ruse mund të përballen me rrezikun e sanksioneve sipas një ligji të ShBA-së.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore