Mbërrin në Indonezi kontigjenti i parë i ndihmavë humanitare të Kinës

2018-10-10 10:13:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kontigjenti i parë i ndihmave humanitare nga qeveria kineze për viktimat e prekura nga tërmeti në Indonezi mbërriti të martën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Balikpapan-it në ishullin lindor Kalimantan, njoftoi përmes një deklarate ambasada kineze në Indonezi.

Ndihmat që përbëhen nga çadra, pajisje për trajtimin e ujit, gjeneratorë dhe furnizime të tjera, do të dërgohen së shpejti në zonat e goditura nga tërmetet dhe tsunami në provincën Qendrore Sulawesi. Bëhet e ditur se ka ende katër kontigjente me ndihma që do të dërgohen këto ditë.

Tërmeti me magnitudë 7.4 tronditi provincën qendrore Sulawesi më 28 shtator, duke shkaktuar një tsunami dhe rrëshqitje të baltës, nga ku mbetën të vrarë 2010 njerëz dhe u zhvendosën dhjetëra mijëra të tjerë deri të martën. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore