FMN-ja paralajmëron për shtimin e rrezikut në sistemin financiar botëror

2018-10-10 21:15:25 CRI Komenti juaj Printoni

Rreziqet ndaj sistemit financiar botëror janë rritur disi në muajt e fundit, pasi disa tregje në zhvillim kanë pasur vështirësi dhe tensionet e luftës tregtare kanë vazhduar, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN-ja, në vlerësimin e vet të fundit për qëndrueshmërinë financiare botërore, vëren se kushtet vazhdojnë të jenë përgjithësisht të favorshme për rritjen ekonomike, por janë në rrezik keqësimi nëse tregjet në zhvillim do të përkeqësohen ose tensionet tregtare do të përshkallëzohen.

"Janë shfaqur dobësi të reja dhe elasticiteti i sistemit financiar botëror ende duhet të provohet", thuhet në "Raportin e qëndrueshmërisë financiare globale" të FMN-së.

FMN-ja po ashtu është e shqetësuar se aktorët e tregut "duken të vetëkënaqur" rreth rreziqeve të mundshme që mund të krijohen nga një "shtrëngim i papritur dhe i mprehtë i kushteve", si rritja e normave të interesit ose një qasje më e vogël në kapitale. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore