Trump-i thotë se do të takohet me Kim Jong Un-in pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në ShBA

2018-10-10 21:13:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka thënë se takimi i tij i ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të mbahet pas zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin, që do të zhvillohen më 6 nëntor.

Trump-i tha për mediat se ai është shumë i zënë me fushatën.

Më parë ai kishte bërë së ditur ishin përcaktuar "tre ose katër" vende ku do të bëhej takimi i tij i dytë me Kim-in.

Komentet e fundit të Trump-it pasojnë bisedimet e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo me Kim Jong Un-in të dielën e kaluar në Phenian.

Samiti i parë mes dy liderëve u zhvillua në Singapor më 12 qershor. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore