Inflacioni, 2.1% në muajin shtator

2018-10-09 10:28:11 CRI Komenti juaj Printoni
INSTAT bëri të ditur sot se, indeksi i çmimeve të konsumit shënoi rritje vjetore me 2.1%, nga 2.2 % që ishte rritja për muajin gusht 2018.

Inflacioni ra i ndikuar sidomos nga grupi i ushqimeve dhe i veshjeve, megjithatë, ngelet në nivele më të larta krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte në nivelin 1.6%.

Rritjen më të lartë të çmimeve këtë vit po e regjistrojnë perimet, me një inflacion dyshifror në vazhdimësi. Megjithatë, në shtator inflacioni i këtij nëngrupi ra në 14.8% nga 18.6% që kishte qenë për gushtin.

Inflacioni edhe për grupin "veshje dhe këpucë" në 0.6%, nga 2.4% që kishte qenë një muaj më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në optikën e përmbushjes së objektivit inflacioni 3% është projeksion që synon të arrihet në në vitin 2020. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore