Wang Yi, thirrje ShBA-së mos të humbasë rrugën

2018-10-09 10:25:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomati kinez Wang Yi i bëri thirrje Pekinit dhe Uashingtonit të ndjekin rrugën e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjelltë dhe jo të shkojnë drejt konfliktit dhe konfrontimit.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi e tha këtë gjatë takimit në Pekin me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Ai tha se ShBA-ja është përgjegjëse për fërkimet tregtare si dhe për shkeljen e të drejtave dhe interesave të Kinës në çështjet që kanë të bëjnë me Tajvanin. Ai shtoi se ShBA-ja ka diskutuar politikat e Kinës.

Ndërsa i bëri thirrje palës amerikane për të bërë korrigjimet e nevojshme, Wang theksoi gjithashtu se komunikimi dhe bashkëpunimi mes dy palëve është vendimtar për zgjidhjen e çështjeve të nxehta si çështja bërthamore e Gadishullit Korean. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore