Reagimi i një gazetareje tajvaneze për akuzat e Mike Pence-it kundër Pekinit

2018-10-08 10:21:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në gazetën e përditshme tajvaneze "Chinatimes" u publikua të dielën një koment i spikeres Huang Zhixian, si reagim ndaj akuzave të zv.presidentit amerikan Mike Pence kundër Pekinit.

Në vijim është artikulli i plotë:

Faqja e gazetës së përditshme tajvaneze "Chinatimes"

Shkëlqesia juaj, zoti zv.president!

Më vjen shumë keq për akuzat tuaja, të cilat shpërfillin faktet historike kundër Kinës, vend mik i ShBA-së, para zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Ju, me sa duket, nuk i njihni të gjitha faktet historike, ose nuk tregoni enkas historinë e plotë. Kina nuk i ka aspak borxh ShBA-së, por gjithmonë ka qenë mirëdashëse ndaj saj.

Në histori, sa herë Kina dhe ShBA-ja kanë bashkëpunuar, kjo ka qenë në të mirë të arritjes së paqes në botë dhe nga kjo ka përfituar shumë ShBA-ja. Kur Kina u pushtua dhe u nda nga fuqitë e ndryshme të huaja, ShBA-ja, pavarësisht se zotëronte një territor të gjerë, nuk mungonte. Si Britania e Madhe, edhe ajo fitoi një koncesion në qytetin Tianjin. Por, për shkak të mungesës së interesit, ia dha palës britanike të drejtën e menaxhimit.

Në fjalimin tuaj, ju përmendët dëmshpërblimet për vitet 1900-1901. Pasi trupat ushtarake tetëkombëshe dhunuan Pekinin, Kina, vendi viktimë, u detyrua t'u jepte agresorëve dëmshpërblime kolosale sa të ardhurat e qeverisë për 5 vjet.

ShBA-ja ishte largpamëse, sepse atëkohë ajo kishte mbaruar zgjerimin e territorit dhe synonte interesat ekonomiko-tregtare dhe forcën ndikuese politike. Në një letër shkruar presidentit të atëhershëm amerikan Teodor Ruzvelt, rektori i Universitetit të Illinoisit Edwin James thoshte: "Nëse ShBA-ja mund të tërheqë me sukses studentë kinezë brenda vitit...atëherë ky kontroll i Kinës nga ana kulturore do të ishte pa dyshim shumë i mrekullueshëm. Kjo është mënyra e manipulimit të udhëheqësve kinezë nëpërmjet njohurive dhe shpirtit."

Si pasojë e Aktit të Përjashtimit të Kinezëve të shpallur në 1905-n në ShBA, populli kinez filloi bojkotimin kundër mallrave amerikane. Për të qetësuar indinjatën e popullit kinez, ShBA-ja vendosi t'ia kthente brenda tre vjetëve Kinës një pjesë të dëmshpërblimeve të viteve 1900-1901, e cila në fakt ishte ajo që konsiderohej nga ShBA-ja si "pjesa e tepërt". Megjithatë, Kina duhej t'i paguante ShBA-së të gjitha dëmshpërblimet sipas marrëveshjes dhe pastaj ShBA-ja t'i kthente paratë e tepërta në fondin e përcaktuar, me të cilin u dërguan studentë kinezë në ShBA dhe u krijua Shkolla "Tsinghua". Pjesa dërrmuese e dëmshpërblimeve të vitit 1900 u përdorën në ShBA dhe krahas kësaj, ato kanë shtuar ndikimin afatgjatë në Kinë, kanë përmirësuar imazhin e ShBA-së në Kinë dhe zgjidhën problemin e bojkotimit nga kinezët të mallrave amerikane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kina ishte e izoluar dhe nuk u ndihmua nga ShBA-ja. Edhe në çastet më të rrezikshme për Kinën, ShBA-ja e furnizoi Japoninë me materiale strategjike. Vetëm kur Japonia sulmoi Pearl Harbor-in, ShBA-ja i shpalli luftë. Me këtë rast, Kina nuk u trajtua dhe nuk u ndihmua si duhet nga ShBA-ja. Miliona viktima ushtarake e civile në Kinë, si edhe vuajtjet që pothuajse sollën zhdukjen e vendit, nuk vlen të përmenden nga ShBA-ja.

Në marrëveshjen sekrete të arritur në Jaltë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera e tradhtuan Kinën. Ishujt Diaoyu ishin pjesë territoriale e Kinës. Pas Luftës së Parë Botërore, ato nuk iu kthyen Kinës së bashku me Tajvanin. Shtetet e Bashkuara i dhanë të drejtën e administrimit të ishujve Diaoyu Japonisë si një pushtuese. Japonia u dorëzoi raportin e eksperimenteve të saj Shteteve të Bashkuara dhe e këmbeu këtë me heshtjen prej dekadash ndaj krimeve të trupave të Repartit 731.

Kina ka përjetuar agresion, luftë civile dhe gabime të ndryshme, dhe vetëm kohët e fundit po qëndron e vendosur. Vendi nuk është ende i unifikuar. Ne ende kemi shumë mangësi në fusha të ndryshme. Që nga reforma dhe hapja ndaj botës së jashtme, pasuria e krijuar nga 1.4 miliardë njerëz zë vendin e parë në historinë njerëzore. Ne e çmojmë shumë.

Sot, qëndrueshmëria dhe lulëzimi i Kinës nuk bazohet në agresionin dhe kolonizimin, por varet nga mençuria, sakrifica dhe zelli i popullit tonë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë marrë më shumë përfitime nga përpjekjet dhe rritja e Kinës. Kinezët blejnë 30 % të "iPhone"-ve. "iPhone"-t shiten me një çmim prej 300 dollarësh, por Kina vetëm merr 10 dollarë nga montimi, kurse ShBA-ja mbi 200 dollarë.

Qytetërimet njerëzore mund të zhvillohen në rrugë të ndryshme. Ndër të gjitha kombet dhe vendet e pushtuara nga fuqitë e huaja, përse vetëm Kina dhe kinezët kanë mundur të ndjekin një rrugë të pavarur? Rruga e demokracisë duhet të ndiqet në mënyrë pragmatike. Shumë vende të tjera që kanë zbatuar politikat demokratike në mënyrë të papërshtatshme, kanë përjetuar humbje ekonomike dhe trazirat e luftërave. Ato kanë qenë shembuj shumë dëshpërues.

Tani ka një hendek të madh mes Kinës dhe ShBA-së në fusha të ndryshme. Ne do të përpiqemi më shumë për t'i bërë njerëzit të lumtur dhe të pasur. Por standardi për vlerësimin e Kinës nuk duhet të jetë "vizorja" në dorën e Shteteve të Bashkuara. Ne e kuptojmë se Shtetet e Bashkuara kanë dëshirë për hegjemoni globale, prandaj kanë një imagjinatë negative për zhvillimin e Kinës. Për të penguar Kinën, Shtetet e Bashkuara kanë nisur kufizime të gjithanshme ndaj saj. Por ky nuk është një veprim i mençur, sepse Zoti nuk është i kënaqur me një hegjemoni të tillë të Shteteve të Bashkuara. Mënyra kineze e të menduarit, se "suksesi i vetes favorizon edhe të tjerët", është jo vetëm më e dobishme për të gjithë njerëzimin, por edhe më e lumtur për Zotin vetë.

Spikere tajvaneze Huang Zhixian

Mrekulli
Lajmet Kryesore