Nis programi i trajnimit kino-shqiptar për kapacitetet e menaxhimit dhe administrimit publik

2018-10-08 16:37:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasada e Kinës në Tiranë organizoi më 5 tetor ceremoninë e nisjes së programit të trajnimit kino-shqiptar për kapacitetet e menaxhimit dhe administrimit publik.

Ambasadorja kineze Jiang Yu dhe drejtori për Anti-Korrupsionin në Kryeministri Pirro Vëngu u takuan së bashku me pjesëmarrësit shqiptarë që do të marrin pjesë në një seminar në Kinë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe këshilltari ekonomik e tregtar i Ambasadës kineze në Shqipëri Lian Gang.

Ambasadorja Jiang u shpreh se zhvillimi i burimeve njerëzore është përmbajte e rëndësishme e bashkëpunimit konkret Kinë-Shqipëri. Në nëntorin e vitit 2016, nën praninë e kryeministrave të dy vendeve, Kina dhe Shqipëria nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Zhvillimin e Burimeve Njerëzore.

Prej vitit 2017 janë organizuar 3 trajnime, ku përfshihen ato të forcave të rendit, për menaxhimin turistik dhe për shoqërues turistësh si dhe në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujërave.

Këto programe trajnimi u vlerësuan gjerësisht nga pala shqiptare. Këtë herë, Shkolla Kineze e Administrimit Kombëtar do të përgjigjet për planifikimin e trajnimit dhe të veprimtarive të inspektimit. Përveç studimeve dhe diskutimeve në ambjentet e shkollës, do të organizohen edhe vizita në Pekin, Shangai, në provincën Zhejiang etj., për t'u njohur nga afër me përvojën e qeverive vendore, ndërmarrjeve të njohura lokale, me qytetet e njohura kulturore etj.

Ambasadorja Jiang vuri në dukje se në 40 vitet pas zbatimit të politikave të Reformës dhe Hapjes, Kina nxiti vazhdimisht modernizimin e sistemit administrativ shtetëror dhe kapacitetet e menaxhimit.

Kina është bërë ekonomia e dytë e botës, eksportuesja numër 1 e botës, importuesja e tretë, vendi i 2-të i investimeve direkte dhe tregu më i madh turistik në botë.

Kontributi i Kinës ndaj rritjes ekonomike globale është mbi 30%.

Ambasadorja Jiang shtoi se Kina është gjithashtu edhe vendi më i madh në zhvillim. Në Kinë, ekziston konflikti mes kërkesës së popullit për një jetë me cilësi të mirë dhe zhvillimit të paekuilibruar e të pamjaftueshëm në disa zona të vendit. Kina mban mbi shpatulla përgjegjësinë dhe detyrën e vendit të madh. Pala kineze është e gatshme të shkëmbejë përvojat në fushën e administrimit publik me vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Ambasadorja Jiang u dhuroi pjesëmarrësve të programit disa libra të përkthyera në gjuhën shqipe si "Rruga Kineze e Reformave dhe Zhvillimit Ekonomik", Nisma "Një brez, një rrugë", Kultura Tradicionale Kineze etj.

Ajo u shpreh se pjesëmarrësit në këtë seminar mbajnë pozicione të rëndësishme pune në qeverinë shqiptare. Ajo shprehu besimin se të gjithë do ta shfrytëzojnë plotësisht këtë projekt trajnimi për shkëmbime të thella me specialistë dhe funksionarë kinezë, për të shtuar njohjet reciproke, për të shkëmbqyer përvojat e për të mësuar nga njëri-tjetri, duke dhënë kontribut për miqësinë dhe bashkëpunimin konkret Kinë-Shqipëri.

Pirro Vëngu u shpreh se nisma "Një brez, një rrugë" ka nxitur bashkëpunimin shqiptaro-kinez në sektorin e bujqësisë, të turizmit, energjisë, transportit, kulturës etj.

Ai shtoi se bashkëpunimi në zhvillimin e burimeve njerëzore luan rolin më të rëndësishëm, duke shprehur shpresën se të gjithë pjesëmarrësit e programit do të arrijnë asimilimin e plotë të informacionit dhe të përvojave, duke mësuar nga përvojat e suksesshme të sistemit kinez dhe do ta vënë në praktikë në punët administrative të Shqipërisë.

Pjesëmarrësit në këtë takim, specialistë nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë etj mbajtën fjalime përkatëse për të shprehur opinionet dhe pritshëmritë e tyre.

Gjithashtu, dy palët ranë dakord që Kina të ofrojë mbështetje ndaj qeverisë shqiptare në zbatimin e Projektit "100 Fshatrat", organizimin e trajnimit të kryetarëve të fshatrave shqiptare dhe seminari për modernizimin e Administratës Publike nëpërmjet sistemit menaxhues të përformancës në vitin 2019.

Mrekulli
Lajmet Kryesore