Rusët nuk përballen me kufizime nga përdorimi i dollarit amerikan

2018-10-08 11:11:45 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia tha se plani i saj i çdollarizimit për ekonominë e vendit nuk do të thotë përdorim të kufizuar të dollarit amerikan për popullin rus.

Ministri rus i Financave Anton Siluanov tha që qeveria ruse nuk planifikon të konvertojë depozitat private të rusëve nga dollari në rubla.

Të enjten, ministri Siluanov tha se plani i çdollarizimit është gati dhe i është dorëzuar qeverisë.

Sipas planit, do të ketë trajtim preferencial për të nxitur eskportuesit të ndryshojnë gradualisht nga përdorimi i dollarit amerikan në përdorimin e rublës ruse për shlyerje deri në vitin 2024.

Ka spekulime se Rusia po planifikon të heqë dorë nga dollari amerikan dhe rusët do të jenë të detyruar të tërheqin sa më shpejt valutat e huaja nga llogaritë e tyre bankare.

Ministri rus i Financave i hodhi poshtë këto spekulime, duke theksuar se qeveria kundërshton kufizimet dhe është zgjedhje e çdo shtetasi për mbajtjen e depozitës në dollarë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore