"Festa e mollës" në Korçë, promovim produktit vendas dhe nxitje turizmit

2018-10-08 10:42:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në fshatin Dvoran, të Korçës organizohet sot "Festa e mollës", një aktivitet tradicional që promovon traditën shumëvjeçare të rajonit të Korçës në prodhimin e mollëve.

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend, ndaj edhe promovimi i këtij produkti përmes festave lokale është menduar nga autoritetet vendore edhe si një mënyrë për të rritur interesin turistik.

Për të tretin vit me radhë, fshati Dvoran në Korçë pret vizitorë të shumtë në kuadër të kësaj feste lokale.

Organizimi i kësaj feste përfshin ndër të tjera edhe një panair, ku të gjithë fermerët reklamojnë mollët si edhe produkte të tjera kulinarie si verë, reçel, liko, prevede, ëmbëlsira me mollë etj.

Po ashtu, mbledhja e mollëve nëpër ferma të ndryshme në zonat që dallohen për prodhimtarinë e mollës, krijon një mundësi argëtimi për turistët vendas dhe të huaj, si edhe gjallëron jetën në njësitë administrative që i bashkohen Korçës. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore