Merkel: Germania duhet të mbrojë interesat e veta

2018-10-08 10:38:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti një fjalim përpara mbi njëmijë anëtarëve të rinj të një organizate të përbashkët rinore që përfshin Kristian Demokratët e Merkel-it (CDU) dhe partinë simotër Unioni Kristian Social (CSU).

Në fjalimin e saj, ndër të tjera Merkeli tha se Gjermania duhet të mbrojë interesat e veta, e në të njëjtën kohë ta mbajë integrimin europian në rend të ditës.

"Fakti që edhe ShBA-ja flet për 'Amerika e para' dhe kujdeset për interesat e saj, do të thotë që ne duhet të bëjmë më shumë përgatitje për mbrojtjen e interesave tona në mënyrë të pavarur. Kjo nuk do të thotë të veprosh kundër Amerikës, por të jesh në gjendje për të luajtur një rol gjeopolitik dhe global në mënyrë të pavarur. Kjo do të realizohet me sukses vetëm nëse të gjitha vendet e BE-së do të veprojnë bashkërisht."

Merkeli u tha anëtarëve të rinj të partisë së saj se BE-ja ka nevojë për një polikë të jashtme më të qartë.

"Nëse shikoni deklaratat e BE-së mbi Kinën, shihni që nuk ka një linjë të qartë. Gjithashtu është e vështirë të gjendet një qëndrim i përbashkët mbi Rusinë. Fatmirësisht, kemi patur sukses në trajtimin e marrëdhënieve me Ukrainën. Na duhet gjithashtu një metodë për trajtimin e Afrikës."

Merkeli është përballur me presionin politik gjithnjë e më të madh brenda Gjermanisë, lidhur me politikat e qeverisë së saj ndaj emigracionit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore