Mbërrin në 1424 numri i të vdekurve nga tërmetet dhe cunami në Indonezi

2018-10-05 11:55:56 CRI Komenti juaj Printoni

Numri i të vdekurve nga tërmetet dhe cunami në provincën qendrore të Indonezisë Sulawesi ka arritur në 1 424, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë penguar nga vështirësitë për të mbërritur në zonat më të goditura, theksoi një zyrtar të enjten.

Shumë njerëz mendohet se janë ende të bllokuar në rrënojat në Palu, kryeqendra e provincës, dhe në distriktet Donggala dhe Sigi, u shpreh kreu i departamentit të planifikimit në Zyrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit Abdul Haris.

"Shumë rrugë që të çojnë në zonat e prekura janë ndërprerë, prandaj është e vështirë për të sjellë makineri të rënda në terren", tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi në Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore