ShBA-ja tërhiqet nga traktati për marrëdhënie miqësore me Iranin

2018-10-04 09:46:59 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e ShBA-së i ka dhënë fund një traktati dhjetëravjeçar për marrëdhënie miqësore me Iranin.

Kjo lëvizje shihet si një veprim simbolik që tregon përkeqësimin e raporteve mes Uashingtonit dhe Iranit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se tërheqja nga "Traktati i miqësisë" i vitit 1955 ishte e vonuar.

Traktati u ndërpre pasi Irani paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me sanksionet e Shteteve të Bashkuara, me arsyetimin se ato shkelin traktatin.

Ndërkohë, këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton njoftoi se ShBA-ja do të tërhiqej gjithashtu nga një amendament i "Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike" që Irani, Palestina etj. mund ta përdorin për ta paditur ShBA-në në Gjykatën e Hagës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore