Ambasadorja kineze Jiang Yu viziton Kukësin

2018-10-03 14:40:10 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 tetor, ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kinë Maxhun Peka vizituan së bashku Kukësin. Gjatë kësaj vizite znj. Jiang Yu u takua me kryetarin e Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu dhe zv.kryetarin e kësaj bashkie Dilaman Nela.  

Ambasadorja Jiang tha në takimin me kryebashkiakun Shehu se miqësia midis Kinës e Kukësit filloi në vitet '60-'70 të shekullit të kaluar. Në atë kohë shumë specialistë kinezë morin pjesë në ndërtimin e Kukësit dhe dhanë kontributin e tyre për zhvillimin ekonomik e shoqëror vendor. Ambasadorja Jiang tha se tani marrëdhëniet kino-shqiptare po zhvillohen më tej në epokën e re. Sidomos në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmit të "Bashkëpunimit 16+1", bashkëpunimi konkret dhe shkëmbimet kulturore midis dy vendeve po forcohen gjithnjë e më shumë. Pala kineze mirëpret pjesëmarrjen aktive të Kukësit në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe i nxit kompanitë kineze të zhvillojnë bashkëpunim me biznesin e Kukësit për të realizuar zhvillimin e përbashkët.  

Kryetari i bashkisë Bashkim Shehu u shpreh se populli i Kukësit ka miqësi të thellë për popullin kinez. Kukësi ka epërsi në burimet natyrore dhe prodhimet bujqësore, theksoi ai, duke shprehur shpresën se kompanitë kineze do të investojnë në Kukës. Me më shumë bashkëpunim konkret do të pasurohet përmbajtja e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Kinës dhe do të arrihen përfitime për të dy popujt, vuri në dukje kreu i Bashkisë së Kukësit.  

E shoqëruar nga kryetari Shehu dhe ish-ambasadori Peka, ambasadorja Jiang u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Hasit Adem Lala. Znj. Jiang vizitoi gjithashtu punishte artizanale tradicionale dhe qendrën e komunitetit për fëmijët me aftësi të kufizuara, si edhe mbolli bashkë me përfaqësuesit e palës shqiptare "Pemën e Miqësisë Kinë-Shqipëri".(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore