Turqi, do të mbahet samiti mbi Sirinë

2018-10-03 09:58:05 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia do të organizojë një samit për të diskutuar mbi gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin në shtetin fqinj, Siri.

Presidenti turk e konfirmoi këtë lajm të martën.

Ai tha se Rusia, Gjermania dhe Franca do të jenë pjesë e samitit.

Rexhep Taip Erdogan u shpreh se Turqia do të forcojë gjithashtu pikat e saj të vëzhgimit në Sirinë Veriperëndimore dhe do të bashkëpunojë me Rusinë kundër grupeve radikale.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në mes të shtatorit për vendosjen e një zone të çmilitarizuar në provincën Idlib të Sirisë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, konfirmoi se forcat amerikane dhe turke po trajnohen së bashku për të patrulluar bashkërisht në veri të Sirisë, pavarësisht tensioneve mes qeverisë amerikane dhe asaj turke. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore