Pompeo do të takohet me Kim Jong Unin në Korenë e Veriut më 7 tetor

2018-10-03 09:44:09 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të dielën për të nxitur përpjekjet për denuklearizimin.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Pompeos në Korenë e Veriut që nga pranvera e këtij viti.

Presidenti amerikan Donald Trump tha javën e shkuar se shpreson të takohet së shpejti me udhëheqësin e Koresë së Veriut. Ata mbajtën samitin e parë midis liderëve të ShBA-së dhe të Koresë së Veriut në qershor.

Pompeo do të nxitë përparimin në arritjen e objektivit të denuklearizimit, për të cilin Trump-i dhe Kimi ranë dakord në samitin e tyre në Singapor.

Pheniani është shprehur se fillimisht dëshiron lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore